Paloka: Në shtator, realitet i ri politik

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, paralajmëron një aksion të fortë opozitar kundër qeverisë për të bërë të mundur deri në shtator tha ai  krijimin e një realiteti të ri politik. Nënkryetari demokrat nuk specifikon mjetet që do përdoren në këtë aksion opozitar por thotë se shqiptarë tashmë nuk mund të durojnë një qeveri të lidhur me krimin. Në lidhje me ristrukturimin e PD, Paloka tha se procesi është shtyrë në shtator.  

Opozita paralajmeron reagime te forta kunder mazhorances, të cilat sipas eksponentëve të saj do të ndryshojnë realitetin politik në vend. Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka, nuk specifikon mjete që do përdoren, duke theksuar se i gjithë aksioni është në diskutim, ndërsa sqaron se  mungesa e opozites ne seancë dhe komisione është një qëndrim që ka lidhje vetëm me votimin e ligjit për teatrin.

Paloka: Reagimi politik jo vetëm për ligjin e teatrit por për gjithçka që po ndodh në këtë vend do të jetë shumë më i fortë dhe absolutisht deri në shtator në do të marrim vendime që do ta ndryshojnë realitetin politik në Shqipëri.

PS është në kërkim të konsensusit për ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorve, por Edi Paloka, garanton se PD nuk i bashkon votat me mazhorancën as për asnjë ligj.

Paloka: Çfarë po përpiqen të bëjnë me këtë ligj, t’i japin Arta Markut dhe ca të tjerëve si Arta Marku të drejtën që të zgjedhin prokurorëdhe gjyqtarë që i do Edi Rama.

Kryetari i PD, Lulzim Basha udhëzoi në 11 maj nisjen e procesit për riorganizmin në degë, proces qe duhej të mbyllje me 30 qershor. Por PD në plan të parë vendosi  çështejt politike që lidheshin me akzua ndaj qeverisë si çështja Xhafaj,  me pas çështja e teatrit të ri, duke  lënë pezull ristrukturimin.  Zyrtarisht zgjedhjet tashmë janë shtyrë në shtator.

Paloka: Rëndësi ka që ne të kemi një procedure zgjedhore dhe një proces zgjedhor brenda PD të mirëqenë, jo sa për të thënë sepse në këtë periudhë duhet ta pranojmë që jo të gjithë janë të impenjuar   në këtë fushatë në këtë proces zgjedhor kështu që është parë më e arsyeshme që procesi të vijojë në shtator.