Moratti: Urime Juventusit, do të doja që ta blinte Interi Ronaldon! (VIDEO)

Ish-presidenti i Interit, Masimo Moratti, ka folur sot për transferimin Cristiano Ronaldos te Juventusi.

“Është e qartë që do doja ta bënte Interi, por i bëj komplimente Juventusit, ka pasur një ide inteligjente. Ngjashmëri me transferimin e Ronaldos tek Interi në vitin 1997? Nuk shoh, edhe pse e përsëris që është ide e shkëlqyer. Do të jetë një forcë e madhe shtesë për Juven”.

Morati ka folur edhe për Interin dhe për krizën e Milanit.

“Interi ka bërë merkato shumë të mirë, gjithçka sipas planeve. Skuadra tani është shumë e fortë, mendoj se mund të bëjë mirë. Rafinja? Janë vendime të trajnerit dhe klubit, edhe pse të gjithë i janë mirënjohës dhe e kujtojnë me shumë respekt. Lautaro Martinez? Si tifoz, pres me padurim ta shoh në fushë.

Milani? Nuk po e marr vesh fare çfarë po ndodh me Milanin. Shpresoj që të gjejë rrugën e duhur me një pronar ambicioz dhe të zotin. Jashtë Europe? Nuk është ai problemi i Milanit, duhet përforcuar klubi për të ardhmen. Kthimi i Maldinit? Është inteligjent dhe është pjesë e historisë së Milanit, si gjithë familja e tij”.