Mandzukic “kërcënon” portierin e Anglisë: Do ta gjejmë një mënyrë për ta surprizuar!

Mario Mandzukic ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes nda Anglisë, teksa është shprehur se do të shënojë ndaj Pickford, edhe pse ky i fundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë.

“Kemi parë që Pickford ka bërë paraqitje shumë të mira në Kupën e Botës. Ai ka shumë potencial dhe jam i bindur se e pret një e ardhshme e ndritur. Mendoj se do ta gjejmë një mënyrë për ta surprizuar.

Anglia ka qenë një ndër ekipet favorite edhe para fillimit të turneut sepse kanë një ekip të ri dhe të uritur, pa shumë yje. I njoh disa prej tyre dhe i respektoj. Do të jetë një duel 50 me 50. Anglia e meriton që të jetë këtu, por edh ne”, u shpreh Mandzukic./Koha Jonë/

Mandzukic is put through his paces as Croatia train on the pitch at the Luzhniki Stadium