Spanja gjen trajnerin e ri, merr ish-in e Barcelonës

Spanja i ka zhgënjyer të githë në kampionatin Botëror pasi u eliminua në fazën e 1/8-va nga Rusia.

Trajneri momental, Hierro dha dorëheqjen nga ky post dhe tashmë drejtuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit, kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ri që do të marrin.

Mediat spanjolle shkruajnë se është arritur akordi me ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrike.

Enrike shihet si kandidati më i fortë për të marrë drejtimin e skuadrës, duke ditur sukseset që ka arritur me katalanasit.

Ai do të zërë vendin e Lopeteguit në skuadër, ku ky i fundit u emërua si trajner i Real Madridit vetëm pak ditë para se të niste Botërori.