Rusët ankohen për tifozët anglezë

Në Kazan do të luhet gjithashtu njëra prej çerekfinaleve të Botërorit “Rusi 2018”, veç përballjeve në grupe dhe 16-she. Emri i stadiumi, “Kazan Arena”. Kapaciteti: 45000 vende

Kalimi i papritur i Anglisë në gjysmë-finalen e botërorit bëri që të shpërthejë një pasion që Anglezët e mbanin prej kohësh përbrenda.

Një nga mënyrat për ta vënë ën dukje gëzimin e tyre ishte të ngjiteshin mbi semaforë, shtylla elektrike, streha autobuzësh e madje mbi ambulanca, duke lënë pas jo pak dëme.

Ndonëse shumë prej tifozëve të papërgjegjshëm thyen e prishën objekte publike, disa të tjerë, të pakënaqur nga ajo që ndodhi, vendosën të mbledhin fonde në internet për të paguar dëmet.