Rakitiç zbulon sekretin, ja çfarë e bën që të mos humbasë penallti

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Raktiç ka kualifikuar 2 herë Kroacinë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

30-vjeçari ka gjuajtur i pesti dhe penallti e tij ka vendosur fatin e kroatëve ndaj Danimarkës dhe Rusisë. Rakitiç ka zbuluar, se pas këtij suksesi të 11-metërshave, qëndron provokimi i vjehrrës së tij që ia ka bërë në vitin 2014, kur mesfushori ishte pjesë e Seviljas.

“Pasi humba një penallti ndaj Rajo Valekano vjehrra më dërgoi një fotografi të qenit tim dhe më tha se ai gjuan penalltitë më mirë se unë”, ka thënë Rakitic, duke treguar se ky provokim e ka motivuar atë të jetë më i saktë nga pika e bardhë.