PS kërkon 84 vota, nga opozita janë vetëm Spaho dhe Vasili

Në Kuvend pritet të kalojë në votim një ndryshim në projektligjin e magjistraturës, por maxhoranca është në provë pasi opozita ka deklaruar bojkotin pasi janë në protestë për Teatrin.

Ky vendim ka ardhur në shenjë proteste për falsifikim të votave në seancën e kaluar kur u votua projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për këtë arsye, PD ka vendosur të bojkotojë edhe komisionet parlamentare.

Në këtë seancë, opozita ka dërguar në seancë vetëm dy përfaqësues, kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe atë të PD-së, Edmond Spaho.

Për të kaluar këtë projektligj kërkohen 84 vota, ose siç njihet ndryshe shumica e cilësuar. PS në këto kushte i duhen edhe 5 vota.