Për herë të parë me pushime pa djalin, Sara dhe Ledioni ndihen “bosh”

Për herë të parë pas 2 vitesh nga lindja e djalit, çifti i njohur i showbizit, Ledion Liço dhe Sara Hoxha kanë vendosur të shkojnë të vetëm me pushime. Sara ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku të dy shfaqen në një jaht në Francë, teksa Ledioni qëndron i ulur ndërsa Sara sapo ka dalë nga deti.

Mirëpo, përshkrimi që Sara i ka vënë fotos ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe me siguri shumë çifte kanë gjetur veten tek fjalët e saj.

“Kur pas dy vitesh udhëtoni të vetëm si çift dhe e gjeni veten duke mos pasur asgjë për të bërë gjatë kohës së lirë.”- ka shkruar Sara në foton e tyre.