Opozita bojkoton seancën plenare: Jemi në protestë

Opozita nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare. Burimet bëjnë me dije se mungesa e sotme në seancë nuk është bojkot, por protestë për falsifikimin e votës për teatrin.

Më herët krerët e grupeve parlamentare të PD-LSI i ishin drejtuar me një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkonin anulimin e votimit për ligjin e Teatrit Kombëtar.

Në rend të ditës është parashikuar diskutimi dhe votimi i ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe ligji për sistemin e taksave vendore.

Seanca do të jetë edhe një provë force për mazhorancën, pasi në rend të ditës parashikohet edhe ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nisëm kjo që kërkon 84 vota. Në votimin për ligjin e teatrit, mazhoranca konfirmoi 75 vota në parlament, por bashkë me disa deputet të deklaruar të pavarur mund të arrijë në 79 vota.