Gjeneratë e skaduar

Nga Agim Xhafka –
Te bregu i detit i gjej çdo mëngjes. Janë tre shokë, të moshuar dhe debatojnë me zë të lartë, nga që u është ulur dëgjimi. Flasin veç për politikë.

Asnjëherë nuk harrojnë të shajnë opozitën. Bile dhe tallen dhe e përqeshin atë. I dëgjoj qartë se rrinë pranë kafes, në buzë të ujit.
Kuturisa sot dhe i pyeta:
-Në pension?
-Po.
-Sa merrni në muaj?
-Hiç gjë, 80 mijë.
Nuk fola. Kemi një gjeneratë të tërë të prishur. Ka qënë fara e skaduar. Ika dhe kam siguri që nesër do vijnë prapë te bregu. Dhe fjalia e parë që do thonë është:
-Të shkatërrohet teatri, të rrëzohet…