Bojkoti i seancës nga opozita, Balla: Kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se nuk ka pasur anjë deputet të që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër gjatë seancës së të enjtes së kaluar dhe se LSI dhe PD kanë detyrimin t’i thonë opinionit publik arsyen e vërtetë të bojkotit të kësaj seance.

Balla i bëri thirrje opozitës që që të votojë Ligjin për Shkollën e Magjistraturës.

“Sot Shqipëria duhet të japë një mesazh tjetër në rrugën e vet drejt antarësimit në BE, që detyrimet tona përkundrejt implementimit të mëtejshëm të Reformës në Drejtësi duhet të vijojnë”, tha Balla.

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

Dua të sqaroj opinionin publik se nga ana e Grupit Parlamentar Socialist nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër.

Deputetit të pavarur Robert Bitri në vendin që ai voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër dhe sogurisht që kamerat apo shërbimet e Kuvendit le ta hetojnë dhe ti shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

LSI dhe PD kanë detyrimin ti thonë opinionit publik arsyen e vërtetë të bojkotit të kësaj seance. Nuk ka fare të bëjë bojkotimi i kësaj seance me kërkesën, sepse në mos 75, 74 vota, nëse e drejta z. Bitri do ti hiqet me pa të drejtë në fakt, sepse në fund të fundit ka marë pjesë në atë pjesë të sallës, ku nuk ka asnjë deputet socialist.

Kush fshihet pas këtij skenari, gjoja për të prishur votimin e ditës së enjte, të gjithë e kuptojmë. Le ti hedhim një sy të gjithë axhendës parlamentare të ditës së sotme, e pavarsisht kësaj unë përsëri i bëj thirrje, në radhë të parë LSI-së, nuk kam asnjë dyshim që PD-ja është kundra, që sot ne duhet ta votojmë Ligjin për Shkollën e Magjistraturës. Sot Shqipëria duhet të japi një mesazh tjetër në rrugën e vet drejt antarësimit në BE, që detyrimet tona përkundrejt implementimit të mëtejshëm të Reformës në Drejtësi duhet të vijojnë. Kjo është arsyeja e këtij bojkoti.

Sa i përket prcedurës, dy antarët tanë të sekretariatit të votimit janë të gatshëm që ta marin ta shqyrtojnë kërkesën, por PD-ja të paktën të ushtrojë të drejtën që kërkesën e vet, të sjelli antarin e vet që ka në sekretariatin e votimit, që sekretariati të mblidhet. Ktjo vetëm që bojkotojnë seancën, por bojkotojnë dhe sekretariatin për të shqyrtuar kërkesën që kanë bërë po vetë.