Akuza e opozitës, Ruçi ngre grup verifikimi për manipulim të votimit

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri me dije se kërkesa e opozitës për manipulim të votimit për projektligjin për Teatrin Kombëtar, është depozituar në Sekretariatin e votimit për të bërë verifikimet.

Nga ana tjetër, dy kryeratët e grupeve parlamentare, të PD dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, u shprehën se kërkesa është depozituar dy ditë më parë dhe se Kuvendi kishte kohë për të bërë verifikimet.

Gjatë votimit të projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar rezultoi se kishte votuar pro tij edhe deputeti Vangjel Tavo, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm fare gjatë gjithë ditës së enjte ku u mbajt seanca.

Sot mazhoranës i duhen 84 vota, për një ndryshim në projektligjin e magjistraturës.