Tronditëse: Babai vret djalin dhe vajzën pas ndarjes nga bashkëshortja

Dy adoleshentë të moshë 15 dhe 13 vjeç janë vrarë nga babai i tyre në shtëpi. Është ky lajmi që ka shokuar Australinë. Ngjarja ka ndodhur në Hull Road në West Pennant Hills. John Edwards vrau djalin e tij Jack, 15 vjeç dhe vajzën Jennifer, 13 vjeç. Rreth 12 orë më vonë Edwards u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Normanhurst.

Sipas policisë 68-vjeçari ka vrarë veten pas vrasjes së fëmijëve. Nëna e tyre 36-vjeçare, Olga Edwards, mbërriti në shtëpi menjëherë pas ngjarjes dhe u trajtua me ilaçe pas shokut të madh që përjetoi

John Edwards ishte përfshirë në një betejë të kujdestarisë me ish-bashkëshorten e tij dy vjet pas ndarjes. Dy pistoleta të regjistruara në emër të tij këtë vit dhe që u përdorën për të vrarë fëmijët, u gjetën në shtëpinë e Edwards në Normanhurst.

Jack, 15 vjeç dhe motra e tij 13 vjeçare Jennifer Edwards vdiqën në krahët e njëri-tjetrit, të mbledhur së bashku në dhomën e tyre të gjumit, pasi babai i tyre John Edwards lëshoi një breshër plumbash.

Miqtë dhe fqinjët kanë lënë lule dhe karta në një memorial të përkohshëm jashtë shtëpisë ku jetonin dy adoleshentët dhe mamaja e tyre./Xing.al