“Terror, të shtëna, gjak në Dhërmi”, dëshmitari tregon te Berisha ç’i panë sytë

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot pas mesnate në diskon në Dhërmi, ku policia tha se ka pasur një konflikt ku një person ka qëlluar me armë në ajër dhe nuk ka pasur të lënduar.

Sipas bluve, “Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes”.

Sakaq, duke iu referuar dëshmisë nga ai që e quan turisti dixhital, Berisha shkruan në FB: “Terror, te shtena, gjak ne Havana ne Dhermi, Narkopolicia po thithte hashash! Lexoni mesazhin e turistit dixhital. sb”

berisha per gjermanine

MESAZHI I QYTETARIT

“Mirmengjes! Uroj te jeni mire me shendet! Deshiroja te ndaja me ju nje ngjare te tmerrshme qe ka ndodhur sot ne oren 00.35 pas mesnate ku policia jone e dashur del ne nje deklarat mediokre ishte nje situate normale. Ndodheshim ne Havana club ne dhermi ku nje sherr banal mes te “forteve” degjeneroi me te shtena armesh dhe njerez te plagosur.kemi par tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerez qe vraponin kudo. Ka zgjatur me shume se 10 minuta dhe ngjantr me nje akt terrorist. Nuk kishim ku fusnim koken per shkak te ambjentit te hapur . Ka pasur me shume se 5 te shtena dhe strukeshim ku te kishim mundesi madje duke shtypur dhe njeri tjetrin. Policia jone mediokre erdhi 10 min pasi kishte mbaruar cdo gje ne kembe dhe ambulanca pas gjys ore . Policet e afte u futen me pare ne market se as nuk kishin haberin ku ndodhej lokali mesa dukej! Kemi perjetuar tmerr dhe terror! Dhe ka pasur te plagosur! Ne lokal askush sberi kontroll fizik dhe asnje lloj pyetje pervecse keni rezervuar? Esht me shishe nuk lejohet! Bodyguardet ishin vetem dy ne te gjith lokalin te cilet benin rolin e ndarjes se tavolinave me shishe pa shishe e nuk mereshin me sigurine. Kto jan pushimet tona te sigurta dhe me kujtime te bukura.kjo eshte policia dhe shteti qe duam!”