Skena e çuditshme, çfarë thithën me hundë rusët në tunel?

Rusia u mund nga Kroacia me anë të penalltive dhe i ka dhënë përfundimisht lamtumirën Botërorit të organizuar nga vetë ajo.

Loja ishte plotë emocione, por një ngjarje tjetër ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Bëhet fjalë për një gjest që lojtarët rus bënë në tunel ku dukej se po fusnin diçka në hundë ku të gjithë teleshikuesit kanë pyetur veten se çfarë kanë bërë lojtarët.

Alexander Golovin me shokë kanë mbajtur dorën pranë hundës hera-herës sikur të ishin duke futur diçka.

Edhe gjatë fitores sensacionale ndaj Spanjës në çerekfinale janë parë skena të ngjashme. Lojtarët kanë mbajtur amoniak poshtë hundës, këtë e ka konfirmuar një pjesëtar i Federatës Ruse.

Sipas agjencisë së anti-dopingut, miksi kimik thuhet të stimulojë përkohësisht lojtarët si dhe t’i rrisë përqendrimin.

Gjithashtu pjesë e atij lëngu është edhe diçka që të rrit furnizimin me oksigjen.

Por fakti është se përdorimi i amoniakut nuk është ndaluar. Por rusët e kanë përdorur sikur të ishte shampo e dushit. Sidomos kur i gjithë ambienti sportiv rus akuzohet për doping.