Çfarë po ndodh në vendin tonë? Një tjetër turist i huaj ndërron jetë papritur

Një turist gjerman ka humbur jetën një ditë më parë në një kompleks turistik në Golem, ku kishte shkuar me pushime. Dyshimet janë se 77-vjeçari ka pësuar atak kardiak.

“Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në një kompleks turistik në Golem, ka vdekur shtetasi O.A, 77 vjeç, banues në Gjermani. Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vdekjes është natyral, nga një atak kardiak”, bënë me dije burime zyrtare nga Policia.

“Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale”, shtuan të njëjtat burime.

Po një ditë më parë, tre pushues u mbytën në plazhet e vendit, dy në Durrës dhe një në Sarandë.