Mos e përdorni kurrë uthullën e mollës nëse vuani nga këto sëmundje

Uthullës së mollës, eliksirit të shëndetit dhe të bukurisë, me veti anti-fungale, antibakterial njerëzit i kanë gjetur ndër vite përdorime të pafundme.

Megjithatë duket se jo të gjithë njerëzit duhet ta përdorin për të zbardhur dhëmbët, për t’u dobësuar apo për të ulur tensionin e gjakut, sepse nëse merrni mediakmentet e mëposhtme apo jeni në periudha të caktuara të jetës, uthulla e mollës më shumë do t’ju dëmtojë sesa do t’ju sjellë përfitime.

Kombinimi i tij me barna të caktuara ose kushte të caktuara mjekësore mund të çojë në probleme të papritura shëndetësore.

Mos e përdorni uthullën e mollës nëse jeni duke marrë ndonjë nga medikamentet e mëposhtme:

1. Digoxin Ose Lanoxin
Digoksina dhe Lanoxina përdoren për të trajtuar sëmundjet e zemrës. Kombinimi i uthullit të mollës me njërën nga këto medikamente mund të jetë e rrezikshme. Uthulla parandalon përthithjen e kaliumit, duke rritur rrezikun e efekteve anësore, duke përfshirë luhatje humori, të vjella, marramendje dhe diarre.

2.Diuretikët
Medikamente të tilla si Diuril, Lasix, Microzidea dhe Thalitone përdoren zakonisht për të stimuluar trupin të largojë lëngjet e grumbulluara. Diuretikët mund të shkaktojnë dehidratim dhe rreziku i dehidrimit bëhet edhe më i madh kur një person konsumon uthull molle.

3. Insulinë
Diabetikët përdorin insulinën për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak në trup. Ndonëse uthulla e mollës mund të ndihmojë kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, nuk duhet të përdoret kurrë në kombinim me insulinën. Marrja e të dyjave së bashku mund të ulë nivelet e kaliumit dhe nivelet e sheqerit në gjak. DAVID WOLFE