Ministri Majko sfidon hapur kryeministrin Rama, jep edhe dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker, Pandeli Majko, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Mbrëmë, live, ministri Pandeli Majko kundërshtoi hapur dhe pa e çarë kokën, kryeministrin e plotfuqishëm të Rilindjes, Edi Ramën. Nuk ka nevojë për të vënë në dyshim nëse iku apo e larguan ministrin nga salla e Kuvendit para se të fillonte votimi i projektligjit më të rëndësishëm dhe problematik i vitëve të fundit, atij për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. Si për ironi të faktit, duhet të kujtojmë lexuesve se ka qenë pikërisht Pandeli Majko kryeministër në vitin 1999, kur Edi Rama, asokohe ministër kulture, donte ta shembte Godinën e Teatrit Kombëtar. Pothuaj 20 vite më vonë historia përsëritet, por tashmë Rama kryeministër dhe Majko ministër Diaspore. Prapë Majko stoik, nuk pranoi të votonte për shëmbjen e kësaj Godine historike dhe kombëtare. Debatoi, bile live, mu në sallën e Kuvendit dhe iku duke mos u bërë pjesë e votës për rrëzimin e historisë së artit.

Kryeministri Rama e ka shumë zët ta kundërshtojë njeri, sidomos nga vartësit. Kush e kundërshton i pritet koka! Por mbrëmë, me datë 6 korrik 2018, pikërisht ish-kryeministri historik i PS-së, ose siç njihet “kryeministri i luftës së Kosovës” bëri gjestin kurajoz dhe fisnik. Tha “jo”. E tha live duke ikur nga salla. Shumëkush mundohet, sidomos disa media proqeveritare, se ishte kryeministri që i tha “ik”, por burime më të besueshme, aty pranë ku rri qeveria, tregon se ishte Pandeli Majko që i tha se “do iki dhe nuk bëhem pjesë e krimit tënd”.

Dhe iku!

Natyrisht në shtator me ndryshimet e reja qeverisëse nuk do ta emërojë më ministër, kryeministri Rama. Por ai ikën dinjitoz.

Pandeli Majko qëkur u bë ministër Diaspore, me idealizmin e tij, mendoj se duhej bërë kjo ministri, e shumëkërkuar nga emigrantët dhe shqiptarët këtu. Flitet për afro 1,3 milionë emigrantë nëpër botë dhe duhej që të ishte ministria më me shumë administratë, zyra, fonde dhe projekte. Është një punë titanike në këtë ministri, gjithnjë nëse duam ta bëjmë serioze dhe të regjistrojë dhe të ketë online çdo emigrant shqiptar nëpër botë. Jo vetëm thjesht për t’ju marrë votën në votime, gjë e cila nuk duket se don mazhoranca, siç nuk ka dashur as PD dikur.  Por duhet ti kemi në lidhje me hallet e shqetsimet që kanë emigrantët dhe familjet e tyre në Shqipëri. Ministria duhej të kishte kompetencë që edhe të ofronte shumë prej tyre të investojnë në Shqipëri, etj.

Por ministrinë e Diasporës e kthyen në fasadë dhe në krye lanë Pandeli Majkon. Edhe si mëshirim, edhe si tallje.

Pandeli Majko, mund të ketë difekte, si gjithë të tjerët, por pjesë e korrupsionit, krimit qeveritar apo lidhjeve me mafien nuk mund ti thuash.

Ministri Majko mbrëmë tregoi se ka mbetur Pandeli Majko i vitit 1990. Nuk është pak kjo në një PS të kthyer në Rilindje.

Sot paradite ka paraqitur dorëheqjen nga qeveria, thotë Top Channel.

S.Prulli