Guri “shpërthen” me poker golash në Belgjikë te Ostendes

6 gola ne dy ndeshje miqesore. I kane mjaftuar pak dite Sindrit Gurit per t’u kthyer ne benjaminin e tifozeve te Ostendes. Sulmuesi pasi realizoi dy here kunder Zeuvelentes vendosi ta rriste performancen e tij ne takimin perballe Bruse Boys. 24-vjeçari realizoi 4 herë përballë ekipit te kategorisë së 6-të duke dhuruar edhe dy pasime vendimtare në fitoren e thellë 14-0 ndaj skuadrës holandeze.

Fillimisht Guri shënoi me të djathtën i vetëm me portierin, më pas ktheu në gol një 11 metërsh. Realizimi i  tretë erdhi nëpërmjet një goditjeje me kokë , ndërsa “pokerin” personal e mbylli me një devijim të lehtë me të majtën. /ss/