Artan Fuga sulmon ministren: Shporru fantazmë e antikulturës

Akademiku Artan Fuga e ka përshkruar si një ëndërr projektligjin e miratuar nga maxhoranca që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Ndonëse nuk e përmend emrin e ministres së Kulturës, Fuga e ka quajtur personazhin ministre “Lezja mbi buldozer”.

Ai thotë se çështja e teatrit është shenja që kemi arritur fundin, ndërsa i kërkon ministres të shporret që të mos mbetet pa falje.

STATUSI I FUGËS

Për teatrin: Lezja mbi buldozer

Zoti e deshi që tre ish-kryeministra të shprehen kundër. Më qartë nuk duhej.
Pandeli Majko për atë që refuzove të marrësh kazmën në dorë je në zemrën time.
Më qartë Zoti nuk mund të na e jepte shenjën se kemi arritur fundin, pra do të ringrihemi.
E shoh qartë teknologjinë e ringritjes.
Me një ministre hipur në ekskavatorin e pushtetit që nuk i takon po kthen në qereste art, kulturë, trashëgimi.
E fshirë nga ndërgjegjja.
As hunët nuk na kanë sjellë këtë rrënojë që po i sjellim vetes.
Prisja të paktën abstenim, se më shume as shpresoja, nuk mund të ngrejë dorën e shkatërrimit nëpunësi që i kanë besuar krijimin.
Çfarë thua!!!
Ik, ik, ik,
Bërtas në ëndërr me tërmet. Një hije lëviz në makth.
Shporru fantazmë e antikulturës nga bota shqiptare!
Ik të mos mbetesh pa falje. Futu në manastir kallogre, e lutu pa fund, shekuj të përbuzin.

fuga fb