Spartak Ngjela: Majko, kryeministër në vjeshtë. Eshtë proamerikan

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, i pyetur nga “KOHA JONE” në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin e Shqipërisë dhe sidomos me largimin demonstrativ të ministrit të Diasporës Pandeli Majko tha se Zoti Majko është politikan me integritet dhe atdhetar, ka qenë dy herë kryeministër i Shqipërisë dhe ka drejtuar mirë e me pasion. Ai është i besuari i Washingtonit në krahun e majtë politik. Ai nuk u largua nga salla e Kuvendit, pa një kordinim amerikan. Majko njeh politikën gjeostrategjike dhe çdo akt e ka të kordinuar me amerikanët. Pandeli Majko do jetë kryeministër këtë vjeshtë. E pranon edhe opozita. Vetëm Majko e zgjidh krizën-tha Ngjela.

Sipas Top Channel mësohet se sot ministri Majko ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama.