Homazhe për futbollistin e njohur të Tiranës, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi

U zhvilluan paraditen e kësaj të premte homazhet për ish-futbollistin e Tiranës, Skënder Hyka. Hyka lindi në vitin 1944 dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij sportive në klubin e vendlindjes “17 Nëntori”, në rolin e sulmuesit.

Ai ka luajtur edhe për ekipin kombëtar në një rast.

Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Me një postim në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të Hykës ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili shkruan:

meta per futbollistin

“Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe Klubit të Futbollit Tirana për ndarjen nga jeta të Skënder Hykës. Ai do të mbetet një prej futbollistëve më të dashur të fanellës bardhë e blu të viteve 60-70 dhe një prej sulmuesve dhe golashënuesve më të mirë të kampionatit kombëtar të futbollit. Kontributi i tij i vyer si anëtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe si trajner dhe mësues i palodhur i edukimit fizik, do të mbeten në kujtesën e të gjithëve. Modeli i një qytetari të Tiranës dhe përfaqësues i denjë i familjeve të vjetra tiranase, Skënderi do të kujtohet me mirënjohje dhe nderim nga të gjithë sportdashësit për emocionet e veçanta që ai u dhuroi në fushën e gjelbërt. Jam pranë familjes Hyka, e cila për dekada të tëra vazhdon t’i japë futbollit tonë emra të njohur e të shquar! U prehtë në paqe shpirti i tij!”

ad3a532f-dd8b-4d06-8834-befa2a9b2dd9

24096ed0-8dab-429e-b492-a8631811b65d

83f7a68f-c944-46a3-b31f-de4c5c9155e4

699a4b8a-5622-4955-8be3-f2e40c8495d7

3b851a70-2dba-4bd7-b81a-623c92cd2ec1