VIDEO/ Artistët para Parlamentit, ministrja Kumbaro ndërron rrugë

Teksa protesta kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar përpara parlamentit vijon, një moment interesant është siguruar nga BalkanWeb.

Në pamje duket kur ministrja Mirela Kumbaro, që është një prej të akuzuarave nga artistët për këtë vendim, ka dalë nga Kuvendi pas ndërprerjes së seancës.

Por shihet që ajo ndërron rrugë për të shmangur protestuesit.

Pas orësh debatesh e përplajsesh në seancën parlamentare të ditës së sotme për Teatrin Kombëtar ende asgjë nuk është vendosur.

Mësohet se votimet për projektligjin e Teatrit pritet të zgjasin deri në mesnatë.