UEFA merr shembull Botërorin, zyrtarizon ndryshimin historik për sezonin e ardhshëm

Një nga risitë e këtij Botërori që po zhvillohet në Rusi do të implementohet menjëherë edhe nga UEFA.

Vendimi është marrë sot në Nyon të Zvicrës dhe bëhet fjalë për zëvendësimin e katërt gjatë kohës shtesë të ndeshjeve me eliminim direkt.

Ky rregull do të jetë në fuqi nga sezoni i ardhshëm në disa veprimtari si “Champions League”, “Europa League” dhe “Superkupën e Europës”. Kujtojmë se zëvendësimi katërt nuk mund të aplikohet në grupe, por në fazën e parë me eliminim direkt të kompeticioneve të lartpërmendura.

Kështu, pranohet vija e punës e presidentit Infantino, e adoptuar menjëherë nga trajnerët e skuadrave që luajnë në Botëror, që kanë përfituar nga një rregull që jep mundësinë e përdorimit të forcave të freskëta në 30 minutat e shtesës para ekzekutimit të mundshëm të penalltive.

Aleksandr Erokhin ka qenë zëvendësuesi i parë i katërt në historinë e Botërorit, i aktivizuar në vend të Dzyuba gjatë ndeshjes Rusi-Spanjë të Kupës së Botës, por eksperimenti i parë ka ndodhur dy vite më parë në një ndeshje për Botërorin e Klubeve në finalen mes Real Madrid dhe Kashima Alters.