Shisnin drogë në Vlorë e Sarandë, arrestohen 3 persona. Emrat

Aksioni i forcave blu kunder trafikut të drogave në vend është finalzuar me  sekuestrimin e 59 dozave heroinë dhe 23 doza kokainë gjatë dy operacioneve në Vlorë e Sarandë. Uniformat blu kanë vënë në pranga 3 persona ndërsa 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit ”Red” në Vlorë ka rënë në pranga Dashamir Ademi, 28 vjeç, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me iniciale D.B., 20 vjeç, dhe M.L., 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.

“Dashamir Ademi pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë, shtetasve D.B., dhe M.L.,”thuhet në njoftimin e policisë.  Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 59 doza heroinë dhe një sasi lekësh kesh.

Ndërsa gjatë operacionin ”Ëhite” policia e Sarandës arrestoi në flagrancë Silvjo Hoxhallari, 20 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Silvjo Hoxhallari dhe Jurgen Hoxha u kapën në lagjen ”Nr.1”, me 23 doza kokainë,”-raporton policia. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.