Shembja e Teatrit/ Duma: Po e varrosni këtë vend, duhet t’ju rëndojë shumë

Deputetja e PD Grida Duma, në fjalën e saj në Parlament ku ka mbrojtur idenë për mos shembjen e Teatrit Kombëtar, në diskutimet për pr ligjin që pritet të votohet me shumicë të thjeshtë nga mazhoranca, tha se sot shteti po sillet si barbar me historinë dhe memorien e një kombi.

Fjalimi i plotë:

Gjithcka është thyer por ne do përplasemi sërish me këtë krizë morale se gjithmonë do jetë e vështirë ligji të përfshijë dimesionin moral, shpirtëror, historik të një vendi e do jemi prapë këtu se kjo është shumë më tepër një cështje e të menduarit me histori.

Ju thoni është i vjetër, nuk mban, në vende në të cilat njihet vlera e historisë ajo që ndodh është të harxhohen para edhe vendosën edhe mbajtëse për ta mbajtur historinë, kanë pak rëndësi godinat, por shumë rëndësi cfarë ka ndodhur në to. Kur një njeri shkon te një teatër 100 vjecar nuk sheh cafrë ngjyre kanë muret. Ndodhia, ngjarja nuk është metra katrorë.

Në histori janë njohur momente të rëndësishme por që ne sot i quajmë barbarë, si invazorët e perandorisë romake, se nuk respektonin dot kulturën dhe historinë më parë.

A po sillemi sot si barbarë? Cfarë do të thotë të zhdukësh historinë? U tha shumë këtu të respektosh historinë. Nuk është cështje respekti, është me e madhe se sa respekti dhe problematike dhe më e rrezikshme për një komb se sa cështje respekti.

Mendoni një njeri që e humb kujtesën cdo ditë në mëngjes, mjekët e dinë mirë cfarë do të thotë kur një njeri e humb memorien cdo ditë. Ai është një njeri që edhe nga pikëpamja shkencore jeton më pak se të tjerët. Për ata që dinë më shumë thuhet nga shkencat se një trup me kg 100 apo me kg 50 të dy kur mbarojnë jetën kur maten e peshohen i mungojnë ekzaktësisht 23 gram, që do rtë thotë dicka nga energjia peshon dhe energjia është ndodhitë e jetës nëse mungon të sëmur e të vdes. Kjo që po i bëjmë këtij kombi që e zgjojmë përditë me amnezi duke humbur memorien, jemi duke e plakur duke e vdekur.

Ajo që nuk mban dot populli shqiptar është të jetë në amnezi të përjetshme.

Po bëhet e gjitha për para, s’ka asnjë dyshim, nuk është një cështje që një palë i thotë një pale tjetër fituat ju, e jemi ziliqarë ne. Unë uroj që cdo kompani private të fitojë sa më shumë në këtë vend, por të kemi kujdes se si fitohet, me cfarë kosto fitohet. Ditën që mendoni kur keni njeri të sëmurë dhe e dini se është në prag të vdekjes gjëja e fundit që ju shkon në mendje është sa kushton operacioni, se para një sëmundje nuk ka më vlerë paraja.

Nëse sot sërish nuk mendoni se jeni duke e varrosur, duke e kthyer këtë vend në 0, duke e hequr historinë, se kush është vetëm për para, bësoj se kjo është pa koment, por duhet t’ju rëndojë shumë.