Rajonalizimi i Universiteteve, organizohet workshop për strategjinë e specializimit

Ministria e Arsimit synon të rajonalizojw Universitetet publike për të orientuar të rinjtë drejt atyre programeve që kanë kërkesat më të larta në tregun e punës. Sipas Ministres Nikolla rajonalizmi synon zhvillimin e qëndrueshëm te vendit.

Me synim integrimin e të rinjve në tregun e punës, Ministria e Arsimit është fokusuar në rajonalizimin e Universiteteve publike.

E pranishme në workshop-in e organizuar për strategjinë e specializimit inteligjent Ministrja Nikolla tha se ka nisur orientimi i te rinjve drejt programeve të studimit me kërkesë te larte ne tregun e punës në vend.

Nikolla: Ka ardhur koha që Universitetet të mos operojnë me strategjitë e tyre, me ofertën  e tyre akademike në drejtim të paditur por duhet të konvergojnë gjithnjë e më shumë me ato që janë nevojat e rajonit.

Po ashtu Ministrja Nikolla tha se po hartohet strategjia e specializimit inteligjent që synon të nxisë rritjen ekonomike të rajonit.

Strategjia e specializimit inteligjent vjen në kuadër të angazhimeve të marra në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.