Protesta për Teatrin, artistët mesazh deputetëve: Mos u bëni tradhëtarë (FOTO/VIDEO)

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur protesta e organizuar nga artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët në këtë protestë janë mbështetur nga aktivistë të shumtë dhe janë grumbulluar para Kuvendit, për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot. Siç shihet dhe nga videoja, në rrugën para Kuvendit janë qindra qytetarë që mbajnë në duan pankarta “mbroteatrin”.

“Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari”, tha Bujar Asqeriu.

”Nuk është beteja e fundit, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, deri në fund me çdo mjet ligjor. Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë”,-tha Alert Çeloaliaj.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar, për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë në lidhje me seancën e sotme plenare dhe çështjen e shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.