Projektligji për Teatrin, avokatja ”kërcënon” deputetët nëse e miratojnë

Qindra qytetarë dhe artistë janë mbledhur para godinës së parlamentit, për të protestuar kundër miratimit të projektligjit për shembjen e teatrit. Veç qytetarëve të shumtë, në protestë janë mbledhur edhe artistët që janë kundër këtij qëndrimi.

E pranishme në protestë është edhe avokatja Mirela Jorgo, e cila kohët e fundit u përfol për sherrin me kryebashkiakun Erion Veliaj, në dëgjesën e parë me aktorët. Shkak i përplasjes mes tyre u bë fakti se Veliaj nuk e la të flasë.

Jorgo paralajmëron deputetët që të mos e miratojnë këtë projektvendim, pasi në të kundër avokatja thekson se do të ketë pasoja.

”I lutem deputetëve të parlamentit që të mos bëjnë provë që ta kalojnë atë projektligj sepse do të jetë një reagim popullor shumë i madh”, është shprehur Mirela Jorgo.