Prishtina e Josës shpartallon skuadrën nga Gjibraltari, shkruan historinë në “Europa League” (Video)

Ekipi i Prishtinës i drejtuar nga Mirel Josa ka shpartalluar në ndeshjen e kthimit të paraeliminatoreve të “Europa League” FC Europa-n e Gjibraltarit.

Ekipit shqiptar i duhej fitorja pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, por sot në Mitrovicë ata janë treguar të pamëshirshëm duke fituar 5-0.

Ndeshja pothuajse u vendos ende pa filluar, me Dallkun që realizoi saktë një penallti të fituar në minutën e 7-t. Vetëm pas 6 minutash do të dyfishohej rezultati, me autor Makenda.

Para se të mbyllej pjesa e parë Dallku do realizonte sërish, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Januzi dhe Pefqeli vulosën rezultatin përfundimtar.

Si rrjdhojë Prishtina kalon për herë të parë në histori në fazën e parë eliminatore të “Europa League”, aty ku do të ndeshet me skuadrën nga Luksemburgu, Fola.

mankenda gol on Vidnews.

Dallku – penalltia e pare on Vidnews.

(