Përballja me Belgjikën, trajneri i Brazilit: Kush do futbollin do të kënaqet me këtë çerekfinale

Të shumtë janë futbolldashësit që po presin me padurim ndeshjen çerekfinale të Botërorit mes Brazilit dhe Belgjikës, e cila luhet nesër në orën 20:00.

Pritet që kjo sfidë të dhurojë shfaqje spektakolare dhe emocione të forta ashtu siç ka deklaruar sot trajneri i Brazilit, Tite. Numri 1 i stolit të ‘seleçaos’ në konferencë për shtyp 1 ditë para ndeshjes është shprehur:

“Krijimtaria e Belgjikës është mbresëlënëse, ata janë shumë të fortë, kanë shumë cilësi dhe një trajner të madh. Do të shohim një ndeshje të bukur, me futbollin më të pasur që mund të ekzistojë. Një gjë është e sigurt, ata që duan futbollin do të kënaqen me këtë çerekfinale.”

Më pas, trajneri i “Selseao” zbulon: “Marcelo do të kthehet në të majtë të mbrojtjes, ndërsa në vend të Casemiro do të luajë Fernandino.”

Në lidhje me akuzat ndaj Neymar për “aktrim” në fushë, Tite shtoi: “Le të thonë çfarë të duan, mua dhe brazilianëve na intereson që ai të luajë në nivelet më të larta të mundshme si ka bërë në të katër ndeshjet e deritanishme në Rusi.”