Të parët dhe të vetmit në botë!

Nga: Dritan Kaba

Shqipëria është jo vetëm pa Gjykatë Kushtetuese, por edhe pa Bibliotekë Kombëtare! Të dyja janë mbyllur pa afat. E për çfarë na duhen?!

Njëra është për të mbrojtur qytetarin nga arroganca dhe lajthitja e qeverisë, tjetra për të bërë për të kuptuar pse qeveria po të shkel dhe ku t’i shkel të drejtat e tua. Të dyja të panevojshme në këtë kohë.

Shqipëria sot nuk ka nevojë as për të drejtat e njeriut, por as edhe për dijen. Shqipërisë sot i duhen profesionistë!!! Për skafe, për trafik droge dhe shërbëtorë të bindur të qeverisë.
Dija të ngatërron. E drejta të turbullon.

Besoj se duhet të jemi i vetmi vend në botë që nuk i kemi funksionale edhe Gjykatën Kushtetuese dhe Bibliotekën Kombëtare në të njëtën kohë. Dhe ne aspirojmë të hyjmë në BE! Së shpejti do prishim edhe Teatrin Kombëtar për llogari të mafias së ndërtimit. Kjo është Shqipëria sot. Ta gëzoni! E meritojmë plotësisht shprehjen: Suksese në jetë!