“O trajnerja me fustan rozë e ekipit mavi”, deputeti i PD sulmon ambasadoren Vlahutin

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, në një postim në “Facebook”, akuzon sërish ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, se ka heshtur gjatë kohës që ka ushtruar detyrën në Tiranë, për disa nga çështjet kryesore që sipas tij kanë përfshirë vendin.

Murrizi shkruan se ikja e Vlahutin do t’i kursejë para buxhetit të shtetit për shkak të shpenzimeve të shumta.

Reagimi i tij vjen disa ditë pas kërkesës së Vlahutin dhe Fleckenstein për dialog mes opozitës dhe qeverisë.

Postimi i plotë:

Kur pashë Romanën dhe Knutin që kërkojnë dialog me OPOZITËN pas 5 vitesh maskaradë, drogë, trafik, korrupsion, hashash, fukarallik, mjerim, vjedhje, krim, arrogancë të një qeverie të majtë, dhe ky “ ÇIFT” ka heshtur për çdo gjë, mu kujtua filmi : OPERACIONI I ZJARTIT

Mu kujtua pikërisht ulërima e Krishnik Martinit kur i drejtohet Pjetër Mustakuqit:

PJËËËËR …. MEMECIT I ERDHI GOJA.

Rrugë të mbarë Vllahute se do na kursesh jo pak para nga buxheti i shtetit, sepse eskortat të ruanin sikur ishe prokurore e antimafies europiane, në fakt ishe ………?????

Tani besoj që do të punosh me Majlindën, sepse Shqiptarët dinë ta kthejnë nderin.

Apo e ke ndarë për në KIRGISTAN?????

Suksese në jetë o “ trajnerja” me fustan rozë e ekipit mavi.

Ngado që të shkosh, thirri ndonjehërë “ çunat” që luajte futboll në Tiranë.

S’ka problem se disa lojtarë janë me “ karton të kuq”.