“O trajnerja e ekipit mavi”, deputeti-Vlahutinit: Do na kursesh ca para kur të ikësh

Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, akuzon ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, se ka heshtur gjatë kohës që ka ushtruar detyrën në Tiranë, për disa nga çështjet kryesore që sipas tij kanë përfshirë vendin. Në një postim në faecook, Murrizi shkruan se ikja e Vlahutin do t’i kursejë para buxhetit të shtetit për shkak të shpenzimeve të shumta.

Postimi i plotë:

Kur pashë Romanën dhe Knutin që kërkojnë dialog me OPOZITËN pas 5 vitesh maskaradë, drogë, trafik, korrupsion, hashash, fukarallik, mjerim, vjedhje, krim, arrogancë të një qeverie të majtë, dhe ky “ ÇIFT” ka heshtur për çdo gjë, mu kujtua filmi : OPERACIONI I ZJARTIT

Mu kujtua pikërisht ulërima e Krishnik Martinit kur i drejtohet Pjetër Mustakuqit:

PJËËËËR …. MEMECIT I ERDHI GOJA.

Rrugë të mbarë Vllahute se do na kursesh jo pak para nga buxheti i shtetit, sepse eskortat të ruanin sikur ishe prokurore e antimafies europiane, në fakt ishe ………?????

Tani besoj që do të punosh me Majlindën, sepse Shqiptarët dinë ta kthejnë nderin.

Apo e ke ndarë për në KIRGISTAN?????

Suksese në jetë o “ trajnerja” me fustan rozë e ekipit mavi.

Ngado që të shkosh, thirri ndonjehërë “ çunat” që luajte futboll në Tiranë.

S’ka problem se disa lojtarë janë me “ karton të kuq”.