Goditet me thikë në fyt pranë vendit të punës 55-vjeçari në Fier (Emri)

Një 55-vjecar është plagosur me thikë pak minuta më parë në qytetin e Fierit.

Mësohet se Petraq Gjika është shoqëruar me urgjence ne spitalin e fierit me plage te marra nga goditja me thike pranë vendit të tij të punës nga persona ende të paidentifikuar.

Ai ka marrë plagë në disa pjesë të trupit, në bark dhe fyt. Gjika ka treguar se ishte ulur në një lokal pranë vendit të punës neë vendin e quajtur “Grecalli” kur është goditur nga pas.

Pasi e ka qëlluar me thikë nga pas, autori është larguar me shpejtësi.

55-vjecari është transportuar në spitalin e Fierit me disa plagë në bark dhe në fyt. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/BW