Egjipt, ish-presidenti Morsi hiqet nga lista e terroristëve

Gjykata më e lartë e apelit në Egjipt ka hequr mbi 1500 persona nga lista zyrtare e terrorizmit në vend, përfshirë edhe presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi.

Gjykata e Kasacionit pranoi apelin e Morsit dhe 1.537 të akuzuarve të tjerë, kundër vendosjes të emrave të tyre në listën e terrorizmit, ka bërë të ditur një burim nga gjykata i cili kërkoi të mbetet anonim, raporton Anadolu Agency.

Në mesin e atyre që ishin në listën e terroristëve ndodhej edhe ish-futbollisti i njohur egjiptian, Mohamed Abu Treika.

Autoritetet egjiptiane i kanë akuzuar për lidhje me Vëllazërinë Muslimane, e cila në vitin 2013 nga autoritetet ushtarake u shpall si organizatë terroriste.