Diplomacia e Kanabisit e Ramës

Nga Kastriot Islami –

Termi Caviar Diplomacy apo Diplomacia e Kavjarit është futur për të shpjeguar sesi zyrtarët shumë të lartë të Azerbaxhanit, përmes një strategjie të mirëpërpunuar, kanë kompromentuar zyrtarë të lartë dhe përfaqsues të rëndësishëm, kryesisht të organizatave ndërkombëtare por edhe të shteteve me peshë, për të heshtur ndaj fenomeneve negative që karakterizojnë zhvillimet në Azerbaxhan. Me një synim marrjne dhe mbajtjen sa më gjatë në pushtet dhe rrënimin e opozitës, duke ndërtuar një sistem Fake Democracy. Diplomacia e Kavjarit përfshin gjthashtu dhurata apo favore të llojeve ndryshme që zyrtarët e Azerbaxhanit iu kanë ofruar zyrtarëve të lartë të organizatave ndërkombëtare për të heshtur, për të shkruar raporte pozitive për zhvillime jo demokratike në Azerbaxhan, për të maskuar ngjarje të rënda të dhunimit të të drejtave të njeriut dhe bërë deklarata që shkojnë ne favor të pushtetarëve azerbaxhanas. Për herë të parë ky term është bërë i njohur zyrtarisht në nivel ndërkombëtar në vitin 2012, kur përmes një raporti të Nismës se Stabilitetit Europian është bërë i njohur se “Azerbaxhani i ka mbyllur gojën Këshillit të Europës”.

Diplomacia e Kavjarit-Azerbaxhan

Sipas dokumentave të Nismës për Stabilitet Evropian(NSE), Azerbajxhani kishte kompromentuar një grup prej 10-12 deputetësh, i quajtur “grupi i miqve të Azerbaxhanit” në Asamblenë Parlamanetare të Këshillit të Europës KE dhe 3-4 zyrtarë në sekretariatin e Këshillit të Europës, të cilët kishin pranuar të merrnin jo më pak se një gjysmë kilogram havjar zi (çmimi në treg është më shumë se 1300 euro për kilogram) si një dhuratë katër herë në vit. Shumë nga këta deputetë ishin të ftuar në Baku dhe gjatë vizitave të tyre kishin pranuar të merrnin, së bashku me kavjarin, edhe dhurata të shumta të tjera, duke përfshirë: qilima të shtrenjtë mëndafshi, ari dhe argjendi artikuj, pije, seanca orgjishë me vajza të reja, privilegje për biznese, dhe para. Sipas raporteve të organizmave ndërkombëtarë nuk ka dyshim se cila është gjendja e demokracinë në Azerbajxhan; i cili konsiderohet një vënd me rregjim gjysmë-autoritar. Kështu për shëmbull, ndonëse në zgjedhjet e vitit 2010 nuk ishte zgjedhur asnjë deputet nga partitë opozitare, kreu i misionit të Këshillit të Europës deklaroi se “ zgjedhjet ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Sipas raportit të NSE ka shumë raste kur deputetë të Këshillit të Europës, që kanë mbajtur poste të rëndësishme në Këshillin e Europës apo kanë mbajtur poste ministeriale në vëndet e tyre, nga Gjermania, Spanja, Anglia, Belgjika, Turqia, Italia, e tjerë janë shndërruar në “viktima” të Diplomacisë së Kavjarit.

Përfundimi është i qartë: Azerbaxhani përmes Diplomacisë së Kavjarit ka arritur të kompromentojë zyrtarë shumë të lartë, deputetë, ministra dhe nënpunës të Organizma Ndërkombëtarë, nga shtete demokratike të fuqishme si Gjermania, Italia, Anglia, Belgjika, Spanja e tjerë… dhe kjo më është as cudi dhe as një ngjarje e pamundur…pra që dhe zyrtarë nga këto vënde që në sytë e shqiptarëve janë modele të demokracisë, mund të kompromentohen dhe janë zbuluar se janë kompromentuar nga një rregjim autoritar dhe i korruptuar.

Diplomacia e Kanabisit-Edi Rama, Shqipëri

Shqipëria me ardhjen e Ramës në krye të qeverisë në vitin 2013, filloi të ngrihej një “rregjim” oligarkik autoritar, i korruptuar, me lidhje të ngushta me individë me rekorde kriminale dhe trafikantë të drogës, armëve e të qënieve njerzore. Kjo qeverisje ndër të tjera  që në fillim kërkoi dhe ngriti një sistem për të kompromentuar ndërkombëtarët që do të kishin lidhje me Shqipërinë. Që do të hartonin raporte për Shqipërinë. Që do të ishin këshilltarë të mirëpaguar apo spin-doktorë që do të bënin ‘lobing” për qeverisjen oligarkike. Që do të duhet të maskonin bëmat e kësaj qeverisjesje apo do të sheqerosnin mangësitë apo pamjtueshmëritë e saj. Prandaj, Rama në “ngjashmëri siameze” me Diplomacinë Azerbaxhanin, filloi të ngrinte mekanzmin dhe të aplikonte Diplomacinë e Kanabisit, homologe e Diplomacisë së Kavjarit. Diplomacia e Kavjarit do të kishte të njëjtat synime, do të përdorte të mjete dhe do të shënjestronte zyrtarët e lartë të Organizmave Ndërkombëtarë, dhe të vëndeve me peshë si dhe përfaqsues të tyre në Tiranë. Vetëm me  një ndryshim të vogël. Në vend të Kavjarit (vezëve të shtrënjta të peshkut), Rama do të përdorte paratë e pista të fituara nga kultivimi i kanabisit. Natyrisht nuk përjashtohet edhe përdorimi i parave të pista të korrupsionit dhe trafikut të drogave të forta. Kështu Rama do të përdorte Diplomacinë e Kanabisit për të kompromentuar eurodeputetë të Parlamentit Europian, zyrtarë të Komisionit Europian dhe përfaqsues të BE në Tiranë, pa harruar edhe përfaqsues të BE, vëndeve të BE të instaluar në misionit e përfaqsitë e tyre në Tiranë. Duke përdorur të gjithë arsenalin e Diplomacisë së Kavjarit, dhurata të shtrenjta, seanca orgjishë me vajza të reja, privilegje për biznese, favorizime për blerje vilash apo banesash, dhe deri pagesa paresh.

Efektet e Diplomacisë së Kanabisit në Shqipëri

Rama do të arrinte përmes kësaj Diplomacie ti mbyllte gojën shumë prej atyre përfaqsuesve apo nënpunësve që duhet të dërgonin raporte në Bruksel. Por edhe zyrtarëve shumë të lartë a këshilltarë, që janë në grupin e atyre që ndjekin zhvillimet në Shqipërië dhe janë pjesëtarë të rëndësishëm apo aktivë në ose pranë mekanizmave ku formulohen vendime apo raporte për zhvillimet në Shqipëri. Ata do të duhet të heshtin për korrupsionin e Ramës dhe të ministrave të qeverisë Rama. Ata do të mbyllnin gojën për lidhjet e qeverisë Rama me individë me rekorde kriminale apo futjen e tyre në parlament, në krye të bashkive kryesore dhe në poste kyce të admnistratës. Ata nuk do thonin asnjë fjalë për kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e drogave të forta. Ata do të heshtnin për të gjithë lidhjet e Ramës apo ministrave të tij të brëndshëm me klanet mafioze dhe me trafikantët e drogës. Ata do të mbështesnin veprimet e Ramës për të vendosur në poste të rëndësishme pinjollë të diktaturës.  Ata do të duhet të zbukuronin arritjet mediokre të qeverisë dhe të fshehnin bëmat dhe defektet e qeverisë Rama, jo vetëm në qeverisje por edhe për tjetërsimin e rezultatit zgjedhor. Ato do të duhet të nxinin veprimet e opozitës duke shkuar aq larg sa të kërkonin burgosje të lidershipit të saj apo që do të arrinin të njihnin zgjedhjet edhe pa praninë e opozitës. Duke arritur kulmin që të vepronin për ti mundësuar Ramës kontrollin e plotë mbi sistemin e drejtësisë.

Çfarë mund dhe duhet bërë?

Për njerzit e ndershëm në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama, i pasuruar në mënyrë të paligjshme në ekstrem ka ngritur një skemë të mirëpërpunuar të Diplomacisë së Kanabisit, që është një skemë lobuese kompromentimi të zyrtarëve të lartë të organizmave ndërkombëtarë. Natyrisht qytetarët por jo vetëm tregojnë copëza të “vërtetash dhe faktesh” që kanë parë me sytë e tyre. Në mënyrë racionale, duke u nisur nga një analizë krahasimore e realitetit shqiptar që qytetarët prekin cdo ditë me hallet e problemet e tyre dhe e atyre që shkruhen në raportet e disa organizmave ndërkombëtarë, në deklaratat mediatike të disa zyrtarëve të lartë apo përfaqsuesve të këtyre organizmave apo shteteve, arrihen në përfundimin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që shumë zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqsues të lartë të tyre në Tiranë janë të kompromentuar. Madje arrihet deri aty sa të përmënden edhe emra konkrete. Shtrohet pyetja: c’mund dhe c’duhet bërë?

Së pari, politika, më konkretisht opozita e media investigative, ashtu sic ka ndodhur në rastin e Diplomacisë së Kavjarit duhet të hetojnë, demaskojë dhe bëjnë transparente këtë skemë lobuese-korruptive-kompromentuese të Ramës.

Së dyti urgjentisht duhet që opozita dhe media investigative të ngrejnë vecas apo së bashku një mekanizëm të grumbullimit të të gjithë fakteve dhe provave, deri edhe për emra konkrete, të të gjithë rasteve ku ka dyshime të arsyeshme për të hartuar një raport që do të bënte transparente këtë dukuri në Shqipëri.

Së treti, opozita dhe media investigative, duhet ta kthejnë këtë veprimtari jo vetëm në shqetësim kombëtar por duhet të angazhohen seriozisht për ta futur atë fusë në axhendat e të gjithë atyre mekanizmave ndërkombëtarë ku personat e kompromentuar bëjnë pjesë, sepse me siguri do të gjëndjet mbështetja për ti dhënë përgjigje të ndershme kësaj dukuri negative që po dëmton jo vetëm Shqipërinë por mbi të gjitha po shkatërron në sytë e shqiptarëve imazhin që ata kanë për këto organizma perëndimorë demokratikë apo zyrtarët e tyre të lartë. Rasti i fundit kur vendimi i kryetarëve të shteteve të BE ishte tërësisht ndryshe nga përfundimet apo rekomandimi i Komisionit Europian duhet të shërbëjë si moment për të kapur fillin dhe cmontimin e të gjithë kësaj veprimtarie që e klasifikon Shqipërinë në grupin e vëndeve autoritare, të korruptuara dhe që kërkojnë të kompromentojnë organizmat ndërkombëtarë.

(*) Autori është ish-Ministër i jashtëm i Shqipërisë dhe ish-raporter i Këshillit të Europës.