Basha uron Pavarësinë e SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një statusi në rrjetin e tij në Facebook uron miqtë amerikanë për ditën e Pavarsisë. Basha urimin e tij e nis me një frazë nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së.

“Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.” Me këto fjalë monumentale nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA i uroj të gjithë miqtë tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korrikun, Happy 4th of July!”,- shkruan kreu i PD, Lulzim Basha.