“Teatri”, Mehmetaj: Do ti ndjekim të gjithë hapat për pengimin e shembjes së godinës

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj duke iu përgjjigjur interesimit të medieve në lidhje me zhvillimet politike që ka shkaktuar çështja e Teatrit Kombëtar, u shpreh se ajo shpreson që reagimi i parë institucional duhet të vijë nga Presidenti i Republikës për të penguar nismën e qeverisë për shembjen e godinës aktuale.

E në rast se as kjo përpjekje nuk do të ketë suskes, ligjvënësja e LSI-së paralajmëron dërgimin e çështjes jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese, por edhe ato ndërkombëtare. Dhe nëse çdo përpjekje ligjore nuk do të funksionojë, atëherë ajo thekson se rruga e vetme për pengimin e shembjes së Teatrit do të jetë rezistenca fizike.

Prononcimi

Në mungesë të Kushtetutës, keni menduar që të veproni nëpërmjet protestave apo jo? Kjo do të jetë forma që do të ndiqni…

Do t’i përdorim të gjitha format. Unë shpresoj që reagimi i parë të vijë nga institucioni i presidentit. Shpresoj shumë që presidenti bashkë me thirrjet që i kanë ardhur nga qytetarët, besoj edhe me peticionin që është nënshkruar tashmë nga mijëra qytetarë që i është drejtuar atij, Kryetarit të Parlamentit, kryeministrit si drejtues institucional të këtij vendi. Shpresoj që reagimi i parë të jetë nga institucioni i presidentit, pastaj të jeni të sigurt që do ndjekim të gjithë hapat. Pavarësisht se kemi një Gjykatë Kushtetuese pa kuorum do ta çojmë në gjykatë kushtetuese. Do shikojmë hapësirën për Gjykata Ndërkombëtare. Do shikojmë mundësinë për të sjellë për ndërkombëtarë vlerësues në Shqipëri. Dhe pa dyshim hapi i fundit do të jetë rezistenca fizike në Teatrin Kombëtar.