Paralajmërimi i Bashës: Sot do të bëjmë atë që na takon

“Përballje, deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës!”.

Kështu shkruan sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto, pjesë e bisedimeve të djeshme me të rinjtë. Sipas Bashës, “të frymëzuar nga kurajoja e tyre, do bëjmë sot atë që na takon”.

Postimi i Bashës 

Bashkë me qindra të rinj kujtuam kurajon e mijëra të rinjve 28 vite më parë, kur gjithçka ishte në dorën e diktaturës.

Të frymëzuar nga kurajoja e tyre, do bëjmë sot atë që na takon: Përballje, deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës!