I vjedhin telefonin në dasëm, hajdutja ishte motra e dhëndërit

Dasëm me vjedhje në Ancona të Italisë.

Një vajze të ftuar i vjedhin smartphone-in gjatë festimeve në dasmën e miqve të saj.

Vajza është ngritur nga vendi për të vallëzuar dhe kur është rikthyer, nuk e gjeti më telefonin. Kërkimet mes dasmorëve ishin të kota, ndaj iu drejtuan policisë.

Më vonë u zbulua se autorja e vjedhjes ishte pikërisht motra 22 vjeçare e dhëndrit.

Autorja, sipas asaj që shkruan tgcom.it, u gjet nga karabinierët me anë të një hetimi të shpejtë.

Pak orë pas nisjes së dasmës, hajdutja kishte zëvendësuar kartën telefonike për ta përdorur më pas.

Ndaj, me anë të një kontrolli të kryqëzuar me listën e të ftuarve, u zbulua menjëherë.

U denocua për ‘vjedhje’ ndërkohë që celulari iu rikthye pronares së ligjshme.