Berisha prezantohet te Lacio, zbulohen detajet e marrëveshjes

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha është prezantuar edhe zyrtarisht te skuadra e Lacios. Kosovari ka firmosur kontratë për 5 vite me lacialët, nga e cila do të përfitojë 1.3 milionë euro në sezon.

Ky transferim është kryer me insistim të drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, i cili ka pëlqyer performancat e Berishës me Salzburgun në sezonet e fundi, vecanërisht në Europa League.

25-vjeçari shkëlqeu me Salsburgun, duke arritur deri në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, ndërsa shënoi edhe dy herë ndaj Borussia Dortmundit.