Zbulohen kandidatët për të marrë drejtimin e Spanjës pas eliminimit

Eliminimi i papritur i Spanjës nga Rusia në fazën e 1/8-ve, mund të shoqërohet me largimin e Fernando Hierros nga drejtimi i iberikëve. Hierro u emërua si trajner i përkohshëm i Spanjës vetëm dy ditë para ndeshjes së Kupës së Botës kundër Portugalisë pas shkarkimit të Lopetegu sepse Federata u ndje e tradhtuar nga tekniku, i cili u zyrtarizua si trajneri i ri i Realit.

Edhe siç ndodh shpesh në këto raste, fillon periudha kur kërkohen emra të rinj për të marrë drejtimin e kombëtares. Emri më i mundshëm për të marrë drejtimin e kombëtares. Përveç karrierës të suksesshme si futbollist, Enrique ka fituar gjithçka si trajner nën drejtimin e Barcelonës. Mund të jetë njeriu i duhur për të riformuar kombëtaren e La Rojo. Kandidatë të tjerë janë, ish-mesfushori i Real Madrid, Michel, Paco Jemez dhe Quique Setien.

Gjithmonë sipas gazetës “AS”, edhe trajner të kalibrit, Rafa Benítez, Unai Emery dhe Marcelino mund të merren në konsideratë, edhe pse për momentin janë nën kontratë me ekipet e tyre. E njëjta gjë vlen dhe për Roberto Martinez, trajnerin aktual të Belgjikës.