Zaev: Me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë, përfundimisht jemi pranuar si shtet nga e gjithë bota

Me marrëveshjen për emrin është përmbushur aspirata shekullore e paraardhësve tanë që të kemi një vend tonin. Përfundimisht jemi shtet i pranuar nga e gjithë bota. Na është pranuar identiteti dhe gjuha maqedonase dhe më nuk ka dilema, porositi kryeministri Zoran Zaev nga seanca e Kuvendit.

“Deri më tani ishim FYROM, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Ishim të shkelur, të ofenduar kudo që të dilnim. Nënpyetje në shtet ishte debati i brendshëm nëse do të na ekzistojë Maqedonia. Sot nuk ka dilema – aspirata shekullore që të kemi vendin tonë është përmbushur. Emri është precizuar me Veriore për shkak të asaj që është fakt dhe është i rrethuar në kufijtë e këtij territori të cilin ne e duam”, theksoi Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Kërsto Jovanovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Theksoi se pranohet identiteti dhe gjuha maqedonase dhe se kjo është çështje përfundimisht e zgjidhur në Maqedoni, por që vendimin përfundimtar do ta sjellin qytetarët.

“Maqedonia pas 27 viteve do të ketë shans të qartë që të vendosë se për çfarë ardhmërie angazhohet dhe çfarë ardhmërie dëshiron për fëmijët e saj. Maqedonia do të ekzistojë, askund nuk do të humbet gjithsesi nëse qytetarët qëndrojnë dhe e mbështesin çështje në referendum. Përfundimisht jemi shtet i pranuar nga e gjithë bota. Përfundimisht na është pranuar gjuha dhe identiteti maqedonas dhe më nuk ka dilema”, potencoi Zaev, duke vlerësuar se opozita po përhap antagonizëm dhe pyeti se pse 11 vite nuk kanë arritur që Maqedoninë ta fusin në NATO dhe BE.

Përcaktohuni, tha Zaev, për ku jeni dhe atëherë do t’u ndihmoni qytetarëve. Unë jam për BE dhe NATO dhe qëndrova ndershmërisht me gjithë përgjegjësinë politike për marrëveshjen me Greqinë.

Fjalimet shkaktuan replika nga koordinatorët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Sipas koordinatorit të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, për herë të parë kryeministri është shërbyer me fyerje nga deputetët të opozitës, ndërsa koordinatori i LSDM-së Tomisllav Tuntev duke vlerësuar se në fjalimin e deputetit ka pasur gjuhë të urrejtjes dhe zgjerim të jotolerancës paralajmëroi ngritje të procedurës në lidhje me Kodeksin etik të Kuvendit. Seanca për pyetje të deputetëve vazhdon pas pauzës së rregullt.