Subasic dhe Schmeichel rrëfejnë emocionet e ruletës së penalltive që kualifikuan kroatët

Portieri i Kroacisë, Subasic ishte vendimtar dje në mbrëmje duke pritur 3 penallti ndaj Danimarkës, duke i dhuruar kualifikimin skuadrës së tij. Duke folur pas ndeshjes, gardiani kroat ka shprehur emocionet e një ditë fantastike për të.

“Çfarë emocionesh, jam shumë i lumtur. 11-metërshat janë një lotari, por jam i lumtur që i dhashë fitoren popullit tim, të gjithë Kroacisë”, deklaroi Subasic. Ndërkohë ën krahun tjetër, Schmeichel mbeti i zhgënjyer.

“Në këtë moment kam ndjesi të çuditshme. Nga njëra anë është zhgënjimi se si shkoi fundi i kësaj ndeshje, por në anën tjetër krenaria për prezantimin që bëmë. Kemi pasur shanset tona, dhe në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se ata. Tani është shumë e vështirë për të treguar të gjitha emocione, por më vjen keq për tifozët tanë”, deklaroi Kasper Schmeichel.