Ramos: Do të luaj në Katar edhe me mjekër të zbardhur

Spanja u largua në një mënyrë të papritur nga Kupa e Botës pas humbjes nga ruleta e penalltive ndaj Rusisë. Sergio Ramos nuk ka ndërmend të dorëzohet, teksa do të vijojë që të jetë pjesë e “Furija Roja” edhe në turneun e ardhshëm në vitin 2022 në Katar.

“Nuk jam në favor të shumë ndryshimeve. Ky nuk është përfundimi i një cikli. Pike dhe Iniesta janë futbollistë që kanë qenë shumë të rëndësishëm, por kanë ardhur persona të tjerë, futbollistë të tjerë të fortë. Kjo skuadër ka futbollistë me shumë personalitet. Largohem nga kjo Kupë Bote me një dhimbje të tmerrshme, por ndihem i detyruar të luaj në Kupën e Botës në Katar me mjekrën e zbardhur”, deklaro Ramos.