Basha për audiopërgjimin e Agron Xhafaj: Mashtruan 2 muaj, Italia u tha jo, tani…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi në një bashkëbisedim me të rinjtë audiopërgjimin e vëllait të Ministrit Xhafaj.

Duke i qëndruar bindjes së regjistrimi është autentik, Basha akuzoi mazhorancës se po mashtron qytetarët.

Basha: E dëgjuat ç’bënë sot me regjistrimin e vëllait të Fatmir Xhafës. Dy muaj u munduan t’ua veshin italianëve, kur italianët nuk e morën përsipër, tani do të shkojmë ta çojmë në një laborator tjetër. E kotë është ajo se analizën politike ja ka bërë laboratori i Surrelit, ndërsa analizën e vërtetë ja kanë bërë gjithë njerëzit. Të gjithë e dinë fare mirë se ai është një regjistrim autentik ku vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdon të bëjë trafik droge në Vlorë. Nuk ka vlonjat që nuk e di këtë, këta duan të bëjnë budallenj të gjithë Vlorën dhe pastaj gjithë Shqipërinë që të mbajnë Fatmir Xhafën.

/