Audiopërgjimi, Vasili: Rama të ndiqet penalisht se gënjeu. Pse s’vepron Arta Marku?!

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili bëri një thirrje të fortë kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit duhet të ndiqet penalisht me pretendimin se gënjeu për audiopërgjimin ku implikohet vëllai i Fatmir Xhafajt.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili tha se Rama mashtroi në 16 maj me deklaratën e tij kur tha se “e kishte bërë vetë si verifikimin audiopërgjimin dhe kishte dale i pastër”, ndërsa shtron pyeten se pse kryeprokurorja Arta Marku nuk nis hetimet.

REAGIMI I VASILIT
Rama te ndiqet penalisht se genjeu per audiopergjimin, ç’siklet ka….kryeprokurorja qe s’vepron!?
Sot u be publik ne media se audiopergjimi i vellait te ministrit te brendeshem nuk eshte pranuar te verifikohet e ekspertohet nga Italia dhe po kerkohet ne Angli qe t’i behet nje derman.
Kryeministri mashtroi ne menyre ordinere ne 16 maj kur deklaroi publikisht dhe live se e kishte bere vete si verifikimin dhe kishte dale i paster.Lexojeni vete se ç’tha me i rendomti i genjeshtareve, kryeministri i vendit:
“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,
Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo përgjigje me mjafton, për t’ju thënë juve se jemi por para nje akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik”.
Kryeministri pra mashtron publikisht dhe ben deklarata, gjoja hetime e verifikime te paligjshme me qellim mashtrimin e opinionit, deformimin e hetimit dhe imponimin e rezultateve te tij.
A hap dot hetim Arta Marku para një faji penal të tillë të madh sa një mal?
Ha ha ha po si mund ta bëjë kryeprokurorja këtë? Mbetet që kryeministri po të dojë mund të hetojë kryeprokuroren e kundërta nuk mund të ndodhë kuuuurrë.
Sa gjynah kryeprokurorja e shkretë…..
Shqiptaret janë shumë të qartë që kanë një kryeministër halabak dhe një hiç kryeprokurore.