17-vjeçari përlotet në takimin me Ramën (FOTO)

Në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes, kryeministri çdo të hënë zhvillon një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Këtë herë lajm është bërë historia e 17-vjeçarit, Samuel. Ai tregoi se si humbi të atin dhe se barra e familjes me nënën e dy motrat më të mëdha i kishte rënë atij, i riu është përlotur dhe e ka ndërprerë fjalimin.

”Nuk e dija çfarë më priste pasi humba babain. E gjithë barra më ka rënë mua. Kërkoj të punësohet edhe nëna dhe dy motrat e mia më të mëdha. Kërkoj nga Rama vetëm strehim sepse shtëpia është shkatërruar, edhe xhaxhallarët më kërkojnë që të dal na ajo shtëpi sepse nuk është e imja”, tha Samueli, i cili më pas nuk ka arritur të flasë dot sepse është përlotur.

Ndërsa kryeministri tha: ”Rasti i Samuelit është një rast jo i izoluar, por është një nga ato raste për të cilat patjetër që ne jemi shumë të angazhuar që t’i adresojmë. Por sigurisht kemi edhe ne kufizimet tona, për shembull kur vjen fjala tek strehimi, kjo është një temë e pushtetit vendor”.