Trajneri i Spanjës flet për skualifikimin e papritur: Unë jam përgjegjësi kryesor!

Trajneri i Spanjës, Fernando Hierro ka marrë të gjitha përgjegjësitë për eliminimin në Kupën e Botës ndaj Rusisë në fazën e 1/8ve.

“Unë jam përgjegjësi kryesor. Nëse duhet të fajësohet dikush, ai jam unë. Marr përsipër përgjegjësitë, si trajner. Nuk kam asnjë kritikë për lojtarët. Jam krenar për skuadrën time. Kemi bërë gjithçka ishte e mundur. por, në disa raste, është e vështirë të luash kundër 11 lojtarëve që mbrohen.

Largimi i Iniestës nga kombëtarja? Është një njeri dhe një lojtar i jashtëzakonshëm. Për mua ka qenë një kënaqësi të drejtoj këtë formacion. Ajo që më mërzit më shumë është trishtimi në sytë e tifozëve tanë. Erdhëm këtu për të bërë diçka të rëndësishme, me lojtarë të rëndësishëm”, u shpreh Hierro.